EKOSISTEM DIXHITAL

MISSOTECH NEXUS

Faqe web që jetojnë dhe punojnë për ju.

Ndërvepruese për klientët, dinamike për biznesin. Çdo faqe vjen me panelin e vet të menaxhimit: e përditësoni vetë, në kohë reale.

Të gjitha produktet tona, në një qendër

  • +8Të gjitha produktet
8faqe web
4programe
99.98%Uptime 30 ditë
LiveMonitorim 24/7Të gjitha sistemet në punë

01 · Faqet web

Faqe web që punojnë per ju

  • online · 510 ms

    Studio Ligjore

    Me kod aksesi

    Platformë për studio ligjore: rezervime online, video-takime dhe panel administrimi.

  • online · 412 ms

    Klinika Mjekësore & Estetike

    Me kod aksesi

    Shërbime · mjekët · rezervime me WhatsApp/Telegram · panel administrimi

  • online · 476 ms

    Hotel — shabllon universal

    Me kod aksesi

    Rezervime direkte · dhoma & çmime sezonale · restorant · panel administrimi

  • online · 427 ms

    MISSO E-Commerce

    Me kod aksesi

    Dyqan online · katalog produktesh · porosi dhe pagesa

  • online · 303 ms

    eBlej

    Me kod aksesi

    Marketplace: shitës dhe blerës, katalog, porosi dhe pagesa.

  • online · 363 ms

    Financa

    Me kod aksesi

    Programi i kontabilitetit (te Programet).

  • online · 447 ms

    Takim

    Me kod aksesi

    Videotakime (te Mjetet).

  • online · 441 ms

    WebScan

    Me kod aksesi

    Skaner sigurie për faqe web (te Mjetet).

02 · Programet

Programe që thjeshtojnë punën

  • Sistemi i menaxhimit të hotelit

    Dhoma, rezervime, klientë, pagesa dhe fatura në një vend, si program desktop për Windows dhe si version web, në shqip, anglisht dhe greqisht.

    • Rezervime
    • Dhoma
    • Klientë
    • Pagesa
    • Fatura
    • 3 gjuhë
  • Magazina Pro

    Menaxhimi i magazinës për biznese të vogla dhe të mesme: produkte, hyrje nga furnitorët, dalje me faturë, stok në kohë reale dhe raporte. Program desktop për Windows që punon edhe offline.

    • Produkte dhe barkod
    • Hyrje stoku
    • Fatura
    • Stoku minimal
    • 8 raporte
    • 3 role
  • E re

    Programi për bare, restorante dhe markete

    BarKafeRestorant v2.0 — Funksionalitetet
    POS Bar/Restorant — porosi me tavolina, ruajtje pa pagesë, ndarje fature, pagesë me kusur
    POS Market — karrocë blerjesh, kërkim barkodi, shitje me borxh
    Tavolina & Floor Plan — plan 2D me 4 zona, karrige vizuale, status live
    KDS — ekran kuzhine në tablet me s

    • Tavolina
    • Porosi
    • Menu
    • Kuzhina
    • Arka
    • Raporte
  • Në ndertim

    Programi financiar

    Program për menaxhimin financiar, në ndërtim. Së shpejti me demo të plotë.

    • Dashboard
    • Faturat
    • Listpagesat
    • TVSH
    • Asistent Digjital
    • Dhe plot sherbime së shpejti

03 · Mjete

Mjete dhe mini-programe

Programe të vogla që i shkarkoni dhe i përdorni menjëherë.

  • Chrome · Edge

    Real-Time Translator

    Shkruani shqip në çdo faqe dhe teksti shfaqet anglisht në fushën që zgjidhni, në kohë reale. Hapet dhe mbyllet me Alt+T. Teksti dërgohet te Google Translate për përkthim.

    versioni 2.1 · 12 KB · SHA-256 42e4f1e4…0d08

    Si instalohet
    1. Shkarkoni zip-in dhe nxirreni (Extract) në një dosje që nuk do ta fshini.
    2. Hapni chrome://extensions (në Edge: edge://extensions).
    3. Aktivizoni "Developer mode" lart djathtas.
    4. Shtypni "Load unpacked" dhe zgjidhni dosjen realtime-translator.
    5. Në çdo faqe shtypni Alt+T ose ikonën e shtesës për ta hapur.
  • Online · Windows se shpejti.

    ForensikAL

    Platformë forenzike në shqip. Verifikon nëse foto, video, audio dhe dokumente janë gjeneruar me AI (C2PA, metadata, markerë; njeh fotot nga WhatsApp, Telegram, Facebook) dhe skanon prova Windows: shfletuesit, Event Logs, Regjistri, Prefetch, shkurtoret LNK, Koshi i riciklimit dhe Amcache, me timeline interaktive dhe raport HTML. Online, provat fshihen menjëherë pas analizës.

    versioni 2.0.4 · 74 KB · SHA-256 f311978d…03ef

    Si instalohet
    1. Online: shtypni "Hap online" dhe hyni me kodin e aksesit.
    2. Versioni Windows (provat mbeten vetëm në kompjuterin tuaj): instaloni Python 3.11+ nga python.org.
    3. Shkarkoni zip-in dhe nxirreni në një dosje.
    4. Hapni nis-forensikal.bat: herën e parë përgatit programin dhe jep çelësin e administratorit.
    5. Faqja hapet te http://127.0.0.1:8000.
  • Online · Windows (lokal)

    WebScan

    Skaner sigurie për faqe web, në shqip. Çdo vizitor me kod merr raportin teknik të faqes: certifikata TLS, serveri dhe header-at, teknologjitë (CMS, biblioteka, versione) dhe struktura (formularë, lidhje, skripte). Administratori merr analizën e plotë: dobësi me rekomandime, skedarë të ekspozuar (.git, .env, backup), DNS/SPF/DMARC, porte, WordPress dhe pluginët, krahasim me skanimin e mëparshëm, monitorim i planifikuar dhe raport PDF/JSON. Vetëm për faqe tuajat ose me autorizim.

    versioni 2.1.0 · 36 KB · SHA-256 b6723103…84de

    Si instalohet
    1. Online: shtypni "Hap online", shkruani adresën e faqes dhe konfirmoni që keni të drejtë ta skanoni.
    2. Analiza e plotë: "Hyrje administratori" me fjalëkalimin ose kodin e administratorit.
    3. Versioni lokal për Windows: instaloni Python 3.10+ nga python.org (me "Add python.exe to PATH").
    4. Shkarkoni zip-in dhe nxirreni në një dosje.
    5. Hapni nis-webscan.bat: herën e parë përgatit programin dhe shfaq fjalëkalimin e administratorit.
    6. Faqja hapet te http://127.0.0.1:8088.
  • Online

    Takim

    Videotakime të enkriptuara fund-më-fund, me chat të enkriptuar dhe sallë pritjeje. Ftoni dikë me një lidhje të gatshme në WhatsApp, Email, Telegram, Viber, SMS ose QR. Përdoruesit krijojnë takime me ose pa miratim, ndërsa administratori ka diagnostikim të plotë të problemeve.

    versioni 2.0.2

    Si instalohet
    1. Shtypni "Hap online" dhe hyni me kodin tuaj (kodi i MISSOTECH me rol për Takimin, ose kodi i Takimit TK-…). Administratori menaxhon takimet dhe përdoruesit; përdoruesit krijojnë takimet e tyre; pjesëmarrësit hyjnë vetëm me lidhjen e ftesës.
    Hap onlineMe kod aksesi

04 · Pse ne

Pse MISSOTECH

01

Siguri që në themel

Mbrojtje kundër sulmeve, kopje rezervë çdo natë dhe akses i kontrolluar: jo si shtesë, por si parim.

02

Shpejtësi pa kompromis

Faqe të lehta, të optimizuara për çdo pajisje dhe të gatshme për motorët e kërkimit.

03

Gjithmonë nën vëzhgim

Çdo sistem kontrollohet çdo minutë. Problemet zbulohen dhe njoftohen para se t’i vini re ju.

05 · Kontakti

Keni një ide? Le ta ndërtojmë bashkë.

Inovacion · Besueshmëri · Partneritet

    Lloji
    Gjendja
    Aksesi

    Kodi i aksesit

    Projektet në zhvillim hapen vetëm me kod.